Basha në Strasburg: Të çojmë përpara vettingun në politikë, të bllokuar nga mazhoranca

September 30, 2024
1 minut lexim

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane, në Këshillin e Evropës.

Në një postim në Facebook, Basha ka diskutuar për disa çështje të rëndësishme mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit.

Në seancën me Sekretaren e Komisionit të Venecias, Basha e vuri theksin tek nevoja për të çuar përpara vetting-un në politikë, të bllokuar nga mazhoranca.

Basha gjithashtu foli mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka dhe arrestimin e deputetit të opozitës, Ervin Salianji.

“Në këtë takim më dha mundësinë të shtroja për diskutim disa çështje të rëndësishme mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit.

Nevoja për të çuar përpara vettingun në politikë, të bllokuar nga mazhoranca por i mbështetur në parim nga Komisioni i Venecias; kriza kushtetuese e nxitur nga mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Xhaçka, si dhe arrestimi i deputetit të opozitës Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërkohë që vëllai i ish-ministrit Xhafaj rezultoi të ishte i dënuar dhe vetë ministri subjekt i ligjit antimafia, janë çështje që meritojnë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe KiE, për të forcuar përpjekjet e përbashkëta në lidhje me sfidat me të cilat përballen shteti i së drejtës, sundimi i ligjit dhe demokracia funksionale në Shqipëri”, shkroi Basha.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Po festonte një natë më parë, ish-futbollisti i Cagliarit gjendet i vdekur në hotel, ja detajet e para

Story i radhës

Ahmeti takon ambasadorin francez Le Rigoleur: BDI garantues i rrugës europiane të vendit

Të fundit nga

Këto lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë

Pesë lagje të Prishtinës, pothuajse gjatë tërë ditës së sotme do të mbesin pa ujë të pijes. Kjo pasi që Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të zhvillohen punime
sqmken
ShkoLartë