schedule11:15 – 2 Mars, 2022
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të mërkurë ka qenë në Rrogozhinë ku ka prezantuar kandidatin për zgjedhjet e 6 marsit në krye të bashkisë, Ferdinand Saraçi.
Basha gjatë një takimi me qytetarët i ka ftuar që të votojnë të dielën dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur që të nisë ndryshimi.
Kryedemokrati ndër të tjera është shprehur se është e vështirë të mendosh vuajtjen e qytetarëve por me bashkimin e të gjithëve do ja dalin të sjellin ndryshimin.
Në një dialog me qytetarët ai ka kërkuar nga të rinjtë në Rrogozhinë që të mos dorëzohen.
Basha: Do të punojmë që dhe bashkia të jetë në krahë të të rinjve.
I riu: Mendoj që të iki jashtë bashkë me nusen pasi nuk ka asnjë të ardhme.
Basha: Gjithë kjo e keqe e gjatë, por une të ftoj që të mos ngutesh pasi e ardhmja do të ndryshojë dhe do të bëhet i mundur një gjë e tillë. Mos e dorëzo shpresën, na u bashko të dielën dhe në rrugën e ndryshimit të vërtetë.
Gjatë ecjes së tij në rrugët e qytetit është takuar edhe me një pensioniste ku i ka premtuar se ndryshimi do të vijë, dhe ato do të jenë në fokus të tij.
“Do të bëjmë gjithçka për t’ju nxjerrë nga kjo gjendje sepse un ë e kam vetë nënën pensioniste. Unë e di situatën por do të fillojmë nga e diela duke bërë ndryshimin’, ka thënë Basha./