Basha me kritika për Borrell e Lajçak

min lexim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen foli sot për vizitën e kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban në Rusi. Sipas saj, “zbutja” s’e ndalë Putinin.

Këtu, me nje postim në rrjetin social “X”, është përfshirë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha.

Sipas tij, e njëjta mund të thuhet edhe për kryediplomatin evropian, Josep Borrell e emisarin evropian, Miroslav Lajçak.

Sipas tij, ata po bëjnë politikë “të zbutjes” ndaj Vuçiqit dhe BE-ja ka heshtur ndaj kësaj. Ai madje, ka thënë se Kosova është dënuar, ani se ka qenë konstruktive.

“E njëjta mund të thuhet për Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, duke zbutur Vuçiqin, por disi e gjithë BE-ja ka qenë e heshtur rreth kësaj, për të mos thënë në bord me politikën e ‘zbutjes’. Përkundrazi, ata kanë ndëshkuar Kosovën, pavarësisht se ka qenë më së shumti pro-Ukrainës dhe konstruktive.” – tha ai.

Story i mëparshëm

SHBA anulon stërvitjet ushtarake në Gjeorgji

Story i radhës

Qeveria ndau 600 milionë denarë për bujqit dhe blegtorët

Të fundit nga