Basha i prerë: PD nuk bën para me non grata dhe pa u shkëputur plotësisht nga gjuha e linçimit

April 3, 2022
1 minut lexim

Nga Shkodra, ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se debati lidhur me kryetarin e PD-së prej kohësh debati shkon aty ku i intereson një grupi njerëzish.

Sipas tij, PD nuk mund ta ketë kartën morale të shpëtimit të shqiptarëve nga një regjim i pakicës nëse braktis lajtmotivin që ka lindur, që është vlera dhe orientimi perëndimor.

Ai tha i prerë se PD nuk bën para me non grata dhe pa u shkëputur plotësisht nga fshehja e të vërtetës nga gjuha e propagandës dhe gjuha e linçimit.

Basha: Prej kohësh debati shkon aty ku i intereson një grupi njerëzish dhe jo aty ku i interesojnë shqiptarët. Shqiptarët janë të dëshpëruar sepse një grup njerëzish mbajnë peng politikën dhe të ardhmen e vendit. Mposhtja e këtij sistemi si fillim duhet bërë duke kuptuar se sa jemi në lartësi të detyrës në si demokratë dhe si do ta bëjmë këtë. Bashkimi bëhet rreth vlerave. Nuk mund të flasësh gjithë ditën për bashkim dhe të ngresh në piedestal anti-vlerave.

PD nuk mund ta ketë kartën morale të shpëtimit të shqiptarëve nga një regjim i pakicës nëse braktis lajtmotivin që ka lindur, që është vlera dhe orientimi perëndimor. Refuzoj çdo gjuhë dhe gënjeshtër që hidhet për ta hequr vëmendjen. PD nuk bën para me non grata dhe pa u shkëputur plotësisht nga fshehja e të vërtetës nga gjuha e propagandës dhe gjuha e linçimit. Diskutimi i tillë i shërben të keqes.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria ë Albin Kurtit shkëlqen, PDK-ja me “qeverinë në hije” gënjen

Story i radhës

​Bulliqi ngushëllon familjarët e punëtorit të KEDS-it

Të fundit nga

ShkoLartë