Basha gjen alibinë e humbjes: Votoi administrata me detyrim, u përfshinë edhe bandat

March 7, 2022
min lexim

Zgjedhjet e pjesshme  në 6 bashki rezultuan një disfatë elektorale për Partinë Demokratike.

Forca e dytë politikë në vend jo vetëm që nuk fitoi asnjë bashki, por në 5 të tilla nuk mori as vendin e dytë. Lulzim Basha kishte një alibi për rezultatin e dobët.

“6 marsi ishte anomali e anomalive.  Gjithë kosnentimet që mund të dëshironi të bëni sot janë e drejta juaj. Fakte janë këto: 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime, administrate shtetërore është detyruar të marrë pjesë, qoftë në nivel qendror, qoftë në nivel lokal dhe nëse dëshironi ti bëni analizën fakteve këto janë faktet. Bandat janë përfshirë po kështu, ndërkohë të paktën një rast të Partisë Demokratike në bashkëpunim me dy polet e tjera i janë mohuar komisionarët siç ishte rasti i Vorës, por të gjitha këto zbehen para mesazhit që jep braktisja e procesit të 6 Marsit.”

Dorëheqjen nuk e sheh si opsion ndonëse në  CV-në e tij  si kryetar i Partisë Demokratike  shënohen disa humbje. As rezultati  zhgënjyes në Shkodër për Lulzim Bashën nuk përbën shkak për përgjegjësi politike.

“E para e punës propagandës dua t’i them se unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Po, jam përballur me masakra zgjedhore, por s’kam humbur asnjë garë në jetën time. Sot nuk po flasim për mua. Unë e kuptoj shqetësim personal të atyre që gjithçka në Shqipëri e  bëjnë për interesat e tyre personale. Trekëndëshi i Bermudës çdo gjë e ka për interesa personale dhe do ta kthejë edhe këtë në  interesin e vet personal dhe do ta kthejë në luftë personale.”

Kryedemokrati paralajmëroi se  humbja e zgjedhjeve  do pasohet me një reformim të Partisë Demokratike,  e cila do të prekë edhe  kupolën drejtuese.

“Lufta ime nuk është për fatin tim personal, është për fatin e shqiptarëve, për fatin e Shqipërisë dhe kushdo që më kërkon të braktis në veçanti në këtë betejë detyrën time në këto dy plane kryesore të betejave që janë t’ju ofrojmë shqiptarëve rikthimin e besimit te vota e lirë, te demokracia përmes një reforme të thellë të sistemit zgjedhor dhe përshpejtimit të reformimit të Partisë Demokratike për t’u bërë partia e hapësirës dhe mendimit të lirë, partia e qytetarisë, partia e shpresave të shqiptarëve, do të zhgënjehet.”

Përçarja e opozitës tregoi se nuk  ishte faktor  në fitoren e Partisë Socialistë pasi në 5 Bashki, socialistët morën më shumë vota se rivalët marrë së bashku.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kur është koha e duhur për të ngrënë mëngjes

Story i radhës

Klopp para sfidës me Interin: 2-0 është rezultat që përmbyset, ata nuk vijnë për pushime këtu

Të fundit nga

ShkoLartë