Basha: Falë Edi Ramës, jemi larg edhe standardeve të Kosovës

February 20, 2022
1 minut lexim

I pranishëm në një miting në Kamëz, në kuadër të zgjedhjeve lokale të Shqipërisë, kreu i Partisë Demokratike ka bërë një krahasim me situatën politike dhe institucionale të Kosovës, sipas tij,  shumë herë më e mirë sesa në Shqipëri.

“Nuk jemi në një gjendje normale, në një vend normal as me standardet e Ballkanit. Jemi larg standardeve të Kosovës. Edhe sa i takon pluralizmit, edhe sa i takon demokracisë, edhe sa i takon sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, rolit të krimit dhe ndëshkimit të krimit.

Na duket Kosova si me qenë një vend i Bashkimit Evropian, krahasuar me standardet ku ja përfunduar Shqipëria me Edi Ramën”.

Kreu i PD-së foli për temën e aktualitetit, atë të inceneratorëve, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës në një tjetër vend do të ishte dorëhequr për shumë më pak”, por edhe për domosdoshmërinë dekomunistizimit në institucionet  e shtetit, duke mbështetur vetingun e politikanëve dhe zyrtarëve që kane patur lidhje me regjimin  e dikurshëm.  

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dalin llogaritë e fshehta bankare në Zvicër, ka edhe nga Maqedonia

Story i radhës

Donjeta fiton në Sofje

Të fundit nga

ShkoLartë