Basha e shkarkoi në dhjetor, Agron Loka rizgjidhet në krye të PD-së në Fushë-Krujë

April 10, 2022
1 minut lexim

Agron Loka është rizgjedhur në krye të PD-së së Fushë-Krujës.

Në mbyllje të procesit të votimit, që u zhvillua këtë të diel, anëtarësia demokrate zgjodhi në krye të degës me shumicë votash Agron Lokën.

Ai mori 408 vota kundrejt 24 votave të marra nga kandidati tjetër Aqif Mesi, ndërsa pati dhe 8 vota të pavlefshme. Votimi në bazë të parimit një anëtar, një votë u mirëprit nga anëtarët.

Në dhjetor të vitit të kaluar, kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fushë Krujë, Agron Loka u shkarkua nga Lulzim Basha, shkarkim që nuk u pranua nga kreu i demokratëve të Fushë-Krujës i cili në atë kohë deklaroi se nuk e njeh vendimin e Bashës.

Sot ai u konfirmua sërish në krye të demokratëve të Fushë-Krujës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kafshët në rrezik zhdukje/ Në Spanjë, sekuestrohen specie të egra të balsamosura

Story i radhës

Peja me fitore bindëse ndaj Prizrenit 16

Të fundit nga

ShkoLartë