“Basha e përfundoi misionin e tij”, Nesho: Rama ndjen rrezikun e lidershipit të Berishës

April 14, 2022
1 minut lexim

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka sulmuar sot Sali Berishën duke artikuluar të njëjtën kërkesë të kryeministrit Rama, pra hetimin e personave “non grata” nga SPAK dhe konkretisht të Sali Berishës.

Diplomati Agim Nesho në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma u shpreh se kjo kërkesë “tregon dobësi.” Sipas tij, “Basha e përfundoi misionin e tij.”

Nesho: Kemi një proces të ri në PD që filloi me Kuvendi ne 11 dhjetorit dhe tani në vazhdimësi çdo pengesë tjetër që krijohet nga Gjykata si kërkesa për të shtyrë një vendim të drejtë, ashtu edhe kërkesat dhe presionet që bën pushteti ndaj SPAK, të gjitha këto tregojnë që PD-ja po ngrihet si një fuqi alternative, një nevojë e domosdoshme e shoqërisë shqiptare. Ky shtet ka një problematikë të tmerrshme që fillon në të gjitha proceset, si nga kapja e shtetit, lidhja me krimin e organizuar dhe deri te problemet që kanë të bëjnë me ekonominë.

A provojnë deklaratat e Bashës një bashkëpunim të fshehtë me Ramën siç pretendojnë mbështetësit e Berishës në dëm të PD?

Nesho: Që është në dëm të PD-së kjo është mëse e qartë. Nuk mund të mendojmë për disa gjëra që nuk i kemi të provuara që është një bashkëpunim i hapur. Tendencat tregojnë që ka një përputhje të pikëpamjeve për të arritur dhe realizuar pozicionet e tyre në politikë. Në këtë kuptim shikojmë Ramën i cili e ndjen rrezikun me lindjen e një force të re tashmë të rinovuar të PD, shikon në lidershipin e Komisionit të Rithemelimit dhe lidershipin e Berishës diçka që ai nuk e përballon dot. Funksionimi dhe mbajtja e pushtetit të tij qëndron vetëm në propagandë dhe në fjalë të bukura.

Diplomati tha se këto presione kërkojnë dobësi nga ana e tyre dhe kërkojnë ta zgjidhin nga ana institucionale. Por edhe këto institucione sipas zotit Nesho duhet të provojnë veten, sepse deri tani kanë provuar që kanë qenë në vartësi të politikës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A është PSD e Dardan Molliqajt vegël e PDK-së?!

Story i radhës

Uashingtoni thotë se 7 avionë bjellorusë kanë shkelur ligjet amerikane

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë