Barishte përreth rrugës Tetovë – Kodër e Diellit / Banorët ankohen, ndërmarrja thotë se do të pastrohen

November 6, 2024
1 minut lexim


Kjo është rruga Tetovë-Kodra e Diellit, që i lidhë shumicën e fshatrave të malësisë së Tetovës por edhe qytetin me pikën turistike. Siç mund të shihet, barishtet dhe shkurret rreth rrugës, kanë nisur të dalin në rrugë. Ish-kryetar i bashkësisë lokale të fshatit Shipkovicë, Zeqirja Qazimi, thotë se rruga është ngushtuar shumë dhe se dëmtohen automjetet që detyrohen të hyjnë në ferra.

Nga Ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” thonë se për momentin janë duke i  shënjuar vizëbardhat, ndërsa  shumë shpejtë do të fillohet dhe me pastrimin e kësaj rruge.


Rruga Tetovë-Kodra e Diellit ka gjatësi rreth 20 kilometra. Banorët e Shipkovicës thonë se rrugën në fshatin e tyre e pastrojnë vetë ata, ndërsa pjesën tjetër duhet ta bëjë Ndërmarrja që e ka për detyrë.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Perinski: Përvojat sllovene dukshëm do të kontibuojnë për fuqizimin e kapaciteteve për perspektivën tonë evropiane

Story i radhës

​Europoli: Italia e Shqipëria shkatërrojnë një rrjet të narkotikëve

Të fundit nga

ShkoLartë