barduani takon zyrtarin ushtarak nga finlanda flasin per sigurine ne kosove e stabilitetin rajonal 67dbfef77efb4

Barduani takon zyrtarin ushtarak nga Finlanda, flasin për sigurinë në Kosovë e stabilitetin rajonal

March 20, 2025
1 minut lexim

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka takuar sot në selinë e këtij misioni, Sami-Antti Takamaa, zëvendësshef i Shtabit të Operacioneve Ushtarake të Finlandës.

Ata diskutuan për sigurinë afatgjate në Kosovë, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Major General Barduani e përgëzoi Generalin Takamaa për kontributet e Finlandës në KFOR dhe stabilitetin rajonal. KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, gjithmonë dhe pa paragjykime’, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.

KFOR punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

lende eksplozive dhe arme zjarri ne banese arrestohet 57 vjecari ne vlore policia dyshohet se i fshihte per llogari te organizatave kriminale 67dbf5fac814e
Story i mëparshëm

Lëndë eksplozive dhe armë zjarri në banesë, arrestohet 57-vjeçari në Vlorë, policia: Dyshohet se i fshihte për llogari të organizatave kriminale

meta ai mberrin me ne fund ne europe 67dc01af8688a
Story i radhës

Meta AI mbërrin më në fund në Europë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë