Bardhi: Rama e mbrojti Saimir Tahirin, ja pse nuk thotë asnjë fjalë për vendimin

February 5, 2022
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi shprehet se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u dënua me burg nga GJKKO, është mbrojtur nga kryeministri Edi Rama.

Ai ka publikuar një video, përmes së cilës tregon se sipas tij qeveria Rama e shndërroi Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe në vendin më të korruptuar.

Saimir Tahiri nuk është i fundit, ai është vetëm i pari në listën e gjatë të atyre që do të përballen me drejtësinë për krimin, korrupsionin e trafiqet që me Ramën në krye e shndërruan Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe vendin më të korruptuar në Europë. Edi Rama mbrojti Saimir Tahirin sepse është edhe vetë i kapur ‘kokë e këmbë’ nga krimi.

Edi Rama nuk thotë dot asnjë fjalë sepse ai e di që të gjitha fijet e krimit dhe trafiqeve lidhen te ai. Ai kishte të gjithë informacionin nga institucioent shqiptare dhe partnerët, por e mbrojti Sajmir Tahirin dhe ministrat e tjerë të tij sepse ishte ai garanti i krimineleve të cilet i siguronin vota. Me një drejtësi të pavarur Rama sot nuk do të ishte kryeministër po do të ishte më e pakta nën hetim për kanabizimin e Shqipërisë, korrupsionin, kriminalizimin e shtetit, inceneratorët etj.

S’ka asnjë dyshim që Rama do bënte të njëjtën gjë për reformën në drejtësi sepse kështu ai shpreson të fitojë amnisti për veten e tij. PD ka qenë dhe është në mbështetje të plotë të SPAK dhe pret që ajo të veprojë me vendosmëri e pa u ndalur ndaj kujdo që ka shkelur ligjin dhe e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës, në vendin ku kriminelët që duhet të ishin në burg, janë në qeverisje të vendit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

1.500 нови случаи на ковид-19, починале 16 луѓе

Story i radhës

Muriqi shënon në Kampionatin e Spanjës

Të fundit nga

ShkoLartë