Bardhi: PD ka gati planin për transformimin e Shqipërisë

September 22, 2024
1 minut lexim

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me strukturat e degës së PD në Divjakë.

Gjatë këtij takimi Bardhi shprehet se “së bashku me strukturat drejtuese të Degës, nisëm zbatimin e projektit tonë transformues për Divjakën dhe Shqipërinë”.

“Viti që kemi përpara është vit sakrifice, por është edhe viti që të gjithë bashkë të ndërtojmë projektin fitues, projektin që i jep ndryshimin e shumëpritur shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë”, ka theksuar ai.

Gjithashtu, Bardhi është shprehur se “12 vjet të keqqeverisje të Edi Ramës janë shumë kohë e çuar dëm për banorët e Bashkisë Divjakë”.

“Braktisja e fermerëve të kësaj zone, mungesa e mbështetjes për bujqësinë dhe abuzimi me fondet e AZHBR dhe fondet e ndihmës nga Bashkimi Europian, kanë një përgjegjës që është korrupsioni i Qeverisë Rama. Ndryshimi i këtij realiteti të trishtë është vetëm në dorën tonë”, ka theksuar ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prishtina e Re nuk ka të ndalur, Flamurtari turpërohet me rezultat 0:6 nga Dinamo 

Story i radhës

Një ditë në stan në Malin Sharr, bjeshkët në vend po mbeten pa blegtorë

Të fundit nga

ShkoLartë