bardhi ndarja ime me berishen eshte finale 641fd5d180e4d

Bardhi: Ndarja ime me Berishën është finale

March 26, 2023
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i ftuar në “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ka deklaruar se edhe nëse Kryesia e PD vendos të dalë në zgjedhjet lokale vetëm me kandidatë për këshilltarë bashkiakë, ai nuk do të mbështesë kandidatët e Primareve në lidhje me garimin për kryetarë bashkie.

Ai u shpreh se ndarja e tij me ish-kryeministrin Berisha ishte finale, referuar qëndrimeve dhe mënyrës sesi secili e sheh PD-në.

Pjesë nga biseda në studio: Bardhi: Në lidhje me skenarët si do dilet në zgjedhje, janë disa në diskutim. Qëllimi ynë, fitorja e PD në zgjedhje. Ky vijon të jetë objektivi ynë. Ka një pjesë brenda PD që ka qëllime të tjera me ne. Kryesia, do marrë një vendim të përgjegjshëm në raport me momentin ku ndodhet PD dhe për të ardhmen e saj, nuk duhet të mendojmë vetëm për momentin, por atë që do vijë nesër për PD dhe gjithë Shqipërinë.

Nisida Tufa: Nëse do fitonte vetëm varianti për të dalë me këshilltarë, do bënit fushatë me zotin Berisha

Bardhi: Ndarja ime me të është finale. jam pjesë e një grupimi që përdor arsyen në vend të mllefit, përdorim përgjegjshmërinë në vend të inatit që bën mish për top demokratët.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shpertheu nje granate dhe goditi me thike 2 persona arrestohet serbi ne gjermani 641fd5c39ffad
Story i mëparshëm

Shpërtheu një granatë dhe goditi me thikë 2 persona, arrestohet serbi në Gjermani

terapisti shpjegon se si ta mbroni lidhjen nga tradhtia keto jane gabimet qe bejne ciftet 641fdead7ccc8
Story i radhës

Terapisti shpjegon se si ta mbroni lidhjen nga tradhtia, këto janë gabimet që bëjnë çiftet

Të fundit nga

ShkoLartë