Gazment Bardhi i ka cilësuar mashtrime akuzat zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila pretendon se PD në Fier ka dhënë urdhër për prishjen e procesit zgjedhor.
Bardhi tha se “nuk ekziston asnjë urdhër, asnjë porosi, asnjë orientim për prishje të procesit zgjedhor në qarkun e Fierit nga Partia Demokratike.”
Sipas tij janë “mashtrimi i Belinda Ballukut përmes zëdhënëses së organizatës kriminale “hakmarrja për Drejtësi” përfaqëson frikën e pushtetit nga populli.”
Ndër të tjera drejtuesi politik i PD-së në Fier tha se “e diela është dita largimit me votë të së keqes, e përfaqësuar nga korrupsioni, arroganca, krimi i Belinda Ballukut dhe Edi Ramës!”
Reagimi i Bardhit:
Mashtrimi i fundit i Belinda Ballukut
Nuk ekziston asnjë urdhër, asnjë porosi, asnjë orientim për prishje të procesit zgjedhor në qarkun e Fierit nga Partia Demokratike! Mashtrimi i Belinda Ballukut përmes zëdhënëses së organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” përfaqëson frikën e pushtetit nga populli!
Komisionerët e PD do të jenë garantë të ligjit dhe të vullnetit të qytetarëve!
E diela do të jetë ditë feste! Do të votojmë të qetë nga ora 07.00-19.00 në çdo qendër votimi!
E diela është dita largimit me votë të së keqes, e përfaqësuar nga korrupsioni, arroganca, krimi i Belinda Ballukut dhe Edi Ramës!
Burimi: botasot.info