Bardhi: Asnjëherë nuk jemi dorëzuar 

Pikësynim rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.

Ferizajasit nuk shohin tjetër pos elitës, kështu që përveç përforcimeve  vazhdojnë edhe kontratat me lojtarë. 

FC Ferizaj dhe mbrojtësi Behar Bardhi kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës.

Mbrojtësi i qendrës, që luan në secilën pozitë të vijës së fundit, por edhe si mesfushor defanziv është shprehur i bindur në suksesin e klubit.

“Kam nënshkruar kontratë me bindjen e plotë se na pret një edicion pozitiv dhe inkuadrim në Superligë.

Unë jam i lidhur me këtë klub dhe këto ngjyra sepse kemi kaluar shumë sfida bashkë, por asnjëherë nuk jemi dorëzuar”, tha Bardhi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjakova lufton për medaljen e artë në Grand Slam të Kazakistanit

Story i radhës

Ishte zhdukur që mbrëmjen e djeshme, gjendet i pa jetë 25-vjeçari në një kanal

Të fundit nga