bardhekaltrit mposhtin vreshtaret 620012d7976a0

Bardhekaltrit mposhtin Vreshtarët

February 6, 2022
1 minut lexim

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 67:53 (15:18, 23:14, 16:11, 13:10), në kuadër të javës së 19-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte mjaft i baraspeshuar, ku epërsia më e lartë u takoi mysafirëve, gjashtë pikë, 8:14, derisa kjo pjesë përfundoi 15:18.

Por, prishtinasit rikthehen shpejt në periudhën e dytë, duke pasur epërsi deri në tetë pikë, 35:27, dhe më pas u zhvillua lojë e barabartë, duke shkuar në pushim me shifrat 38:32.

Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, që shkoi në 14 pikë, 38:24, ku më pas kryesisht u zhvillua lojë e barabartë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:43.

Në dhjetë minutat e fundit, kryeqytetasit menaxhuan lojë, duke ruajtur epërsinë, dhe triumfuan me shifrat 67:53.

Sigal Prishtina ka dhjetë fitore e nëntë humbje, kurse Rahoveci ka gjashtë fitore e 12 humbje.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

neser mbledhja e keshillit socio ekonomik 62001215ec5db
Story i mëparshëm

Nesër, mbledhja e këshillit socio-ekonomik

kida duket mahnitese ne paraqitjen e radhes 6200130a46cfe
Story i radhës

Kida duket mahnitëse në paraqitjen e radhës

Të fundit nga

Peci: Mund të kalojnë 4 vite me seanca çdo 48 orë

Duke komentuar situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në ”Click” paralajmëroi për pasojat e bllokadës institucionale. Peci tha se vendi mund të shkojë deri në katër
ShkoLartë