bardeli kambane alarmi qeveria smund te mjaftohet me heshtje te identifikohen autoret 6aa817f3321a9

Bardeli: Kambanë alarmi, qeveria s’mund të mjaftohet me heshtje! Të identifikohen autorët

September 14, 2026
1 minut lexim

Deputetja Greta Bardeli ka dënuar kërcënimin ndaj gazetarit të News24 Osman Stafa. Nëpërnjet një reagimi në Facebook, ajo thekson se kjo situatë është një kambanë alarmi për gjendjen e medias dhe të lirisë së fjalës në vend.

Gjithashtu shton se autorët duhet të identifikohen.

Reagimi i plotë:

Kërcënimi me jetë ndaj gazetarit Osman Stafa është një kambanë alarmi për gjendjen e medias dhe të fjalës së lirë në vend. Kur kërcënohet një gazetar që prej vitesh denoncon abuzime dhe ngre probleme në sektorin e shëndetësisë, nuk kemi më të bëjmë vetëm me sigurinë e një individi. Kemi të bëjmë me klimën që është krijuar ndaj kujtdo që pyet, heton dhe bezdis pushtetin.

Qeveria nuk mund të mjaftohet me heshtje, ndërsa Policia dhe Prokuroria me njoftime rutinë. Duhet të identifikohen autorët, motivet dhe çdo person që mund të qëndrojë pas kërcënimit. Nëse shteti nuk arrin të mbrojë një gazetar për shkak të punës së tij, atëherë mesazhi është i qartë: ata që kërcënojnë ndihen më të sigurt se ata që denoncojnë.

Ky është problemi politik. Një pushtet që kërkon media të bindur dhe gazetarë të kujdesshëm me pyetjet nuk i shërben demokracisë. Sot është Osman Stafa. Nesër mund të jetë kushdo që refuzon të heshtë. Në një shtet normal duhet të ketë frikë ai që kërcënon, jo gazetari që bën detyrën.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alarmi i shba se per 16 shtatorin kujt i sherben kaosi ne kosove 6aa8177790b3f
Lajmi i mëparshëm

“Alarmi i SHBA-së për 16 shtatorin: Kujt i shërben kaosi në Kosovë?”

bombardimet izraelite ne liban te pakten 13 viktima mes tyre edhe gjashte femije 6aa818516f82a
Lajmi i radhës

Bombardimet izraelite në Liban, të paktën 13 viktima, mes tyre edhe gjashtë fëmijë

Të fundit nga

Kaia Gerber mahnit në festën para Emmy-ve

Modelja dhe aktorja Kaia Gerber tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në një event të mbajtur para ceremonisë së Emmy-ve. Gerber u shfaq e veshur me një fustan elegant, gjysmë transparent dhe
ShkoLartë