FC Barcelona ka njoftuar zyrtarisht për marrëveshjen e arritur me Andreas Christensen.
Mbrojtësi danez me katalunasit ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Klubi i Barcelonës gjithashtu bëri të ditur se Christensenit i është vendosur klauzola e lirimit prej 500 milionë eurove.
26-vjeçari në “Camp Nou” ka kaluar si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Chelsean i skadoi më 30 qershor.
Andreas Christensen te Barcelona do të prezantohet më 7 korrik.