Barcelona vazhdon me fitore, + 8 pikë para Realit

Dy gola në fund të pjesës së parë, i mjaftuan Barcelonës për të marrë tre pikë të mëdha.

Katalunasit shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Cadiz-it, në takimin e javës së 22-të të kampionatit spanjoll.

Në minutën e 43-të, Roberto ka shënuar për 1:0.

Lewandowski ka realizuar për 2:0 në minutën e 45+1, falë asistimit të Robertos.

Në minutën e 87-të, Barcelona me fat. Lozano godet me kokë por shtylla e djathtë e shpëtoi portierin ter Stegen.

Është fitorja e shtatë rresht në vitin 2023 apo me seri të qindpërqindtë në kampionatin spanjoll.

Futbollisti Lewandowski kryeson listën e shënuesve me 15 gola, duke lënë pas Benzeman (Reali) e Joselun (Espanyol) me nga 11 gola.

Barcelona kryeson me 59 pikë, duke lënë pas Realin me 51 dhe Cadiz është i 17-ti me 22 sosh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të punësuarit e spitalit “8 Shtatori” nëser dalin në protesta

Story i radhës

Pesë këshilla kundër depresionit që ngrenë humorin

Të fundit nga