Barcelona synon ta mbyll vitin me fitore, pret Espanyolin

min lexim

Sot me fillim nga ora 14:00 do të zhvillohet “Derbi Barceloni”, ku stadiumi “Camp Nou” do të jetë nikoqir i përballjes interesante mes Barcelonës dhe Espanyolit.

Të dy skuadrat nga Katalonia, do ta kenë synimin e vetëm që ta mbyllin vitin 2022, prandaj pritet që të zhvillohet një ndeshje tejet interesante.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin spanjoll, Barça e mposhti Osasunan me rezultat të ngushtë 2:1, kurse Espanyoli pësoi humbje nga Villarreali me shifrat 1:0.

Momentalisht, Barcelona zë vendin e dytë në tabelë me 37 pikë, një larg Real Madridit në vendin e parë që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Në anën tjetër, Espanyoli renditet në vendin e 17 me 12 pikë të arkëtuara.

Përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shkurt të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 2:2.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Barcelona ka një skuadër të kompletuar dhe pa lëndime, kurse te Espanyoli mungojnë Gomez, Gori, Pedrosa dhe shqiptari, Keidi Bare.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Balde, Kounde, E Garcia, Alonso; Pedri, Busquets, De Jong; Raphinha, Lewandowski, Dembele

Espanyol (4-2-3-1): Lecomte; Gil, Cabrera, Calero, Olivan; Melamed, Souza; Braithwaite, Darder, Puado; Joselu

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përballje interesante në Premier Ligë

Story i radhës

Puna e Qeverisë përgjatë vitit 2022, si qëndron gjendja me investimet e huaja?

Të fundit nga