Barcelona shpreh interesim për Martinez, zbulohet oferta e parë e tyre drejt Bilbaos

1 minut lexim

Skuadra katalunase, tashmë ka bërë një ofertë drejt Athletic Bilbao-s për kartonin e Inigo Martinez.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, dëshiron që ta përforcojë fazën e mbrojtjes  ndërsa spanjolli është njëri ndër lojtarët në listën e tyre.

Sipas “SPORT”, Barca ka shprehur gatishmëri t’i japë plotë 15 milionë euro për kartonin e Martinez, ndërsa thuhet se nëse Bilbao nuk e pranon këtë ofertë, katalunasit do të dorëzohen.

Megjithatë, nëse Barcelona nuk do të arrijë ndonjë marrëveshje këtë vit, në vitin e ardhshme spanjolli mund t’i bashkohet skuadrës së Xavit si lojtar i lirë pasiqë do t’i skadojë kontrata me skuadrën e Atletico Bilbaos ndërsa bisedimet për rinovimin e kontratës ende nuk kanë filluar.

Martines gjatë sezonit të kaluar, është paraqitur në 27 ndeshje, ku ka arritur të shënojë vetëm 3 gola.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Nancy Pelos në Tajvan: ShBA nuk do ju braktisë, ky vendim mbetet i hekurt

Story i radhës

Gjumi i mirë na bën të zgjohemi më të bukur?

Të fundit nga