Milanit, Franck Kessie, si lojtar të lirë në verën e ardhshme.
Kontrata e 25-vjeçarit me Rossonerët skadon në fund të këtij sezoni dhe ai nuk e ka në plan ta rinovojë, pasi kushtet financiare që i kërkon janë më të larta se ajo që mund të ofrojë klubi.
Gazeta spanjolle Sport njofton se Barca ka qenë në bisedime me përfaqësuesit e futbollistit nga Bregu i Fildishtë qe një kohë dhe tashmë e kanë ngushtuar diferencën ndërmjet kërkesës dhe ofertës.
Blaugranët janë të vetëdijshëm për interesimin e klubeve të shumta për shërbimet e Kessie, prandaj shpresojnë që sa më shpejtë të arrijnë marrëveshje.