Barcelona po shqyrton opsionet për t’i dhënë një kontratë të re mesfushorit holandez, Frenki de Jong.
Skuadra e Barcelonës vazhdon të jetë në një situatë jo të favorshme në aspektin ekonomik, dhe ndryshimi i kontratave mund të jetë një alternativë që përmirëson situatën.
Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barcelona dhe përfaqësuesit e Frenkie de Jong janë në kontakt për një kontratë të re, më afatgjate.
Kjo kontratë do të shihte më shumë vite për Frenkie de Jong, por një pagë më të vogël. Kësisoj, Barca do të mund të bënte disa lëvizje në merkaton e janarit.
Po ashtu, me zgjatjen e kontratës, klubi dëshiron t’i tregojë holandezit se ai është i paprekshëm në planet e tyre. Mbetet të shihet nëse Frenkie de Jong do të jetë i hapur për të firmosur një kontratë të tillë.