Barcelona është duke planifikuar që të ofertojë hiç më pak sesa 50 milionë euro për Robert Lewandowskin.
Sulmuesi polak është i vendosur të largohet nga “Allianz Arena”, me katalunasit favoritë për të nënshkruar me të.
Gjithsesi, problem në këtë çështje po përbën paga e lartë e lojtarit dhe pagesa që duhet të bëhet te Bayerni.
Për këtë, “blagranat” po tentojnë që të tkurren sa më shumë sa u përket shpenzimeve.
Ofertën prej 50 milionë eurove pritet ta bëjnë gati pasi të kryejnë disa shitje në mënyrë që të gjenerojnë fonde të mjaftueshme dhe të lirohen prej disa pagave të lojtarëve.