Barcelona ka huazuar Alex Collado tek Elche, që vitin e ardhshëm feston 100-vjetorin e krijimit. Konkurrenca e madhe ndikoi që mesfushori me tipare ofensive të luajë këtë sezon te skuadra që kërkon mbijetesën në La Liga.
“Merkato nuk është mbyllur akoma, mund të bëjmë të tjera afrime”, deklaroi presidenti Joan Laporta, ndërkohë që Xavi pret një mbrojtës të djathtë. Emri i fundit që lidhet me klubin katalanas është Thomas Muenier.
Katalanasja Sport.es shkruan se Barcelona po tenton të sigurojë një akord me lojtarin e Borussia Dortmund, me klubin gjerman që heziton të heqë dorë nga shërbimet e 30-vjeçarit belg.
Barça e kërkoi edhe në janar Meunier, gjermanët nuk pranuan shitjen e tij, teksa anësori i djathtë u shpreh se humbi mundësinë e jetës për të vijuar karrierën në “Camp Nou”.
Klubi spanjoll ka gati 10 milionë euro për kartonin e lojtarit, por drejtuesit e Dortmundit kërkojnë të paktën 15 milionë. Diferenca nuk është e madhe dhe ditët e ardhshme mund të sjellin akordin zyrtar mes klubeve.