Barcelona në garë për sulmuesin

1 minut lexim

Barcelona duket se ka lënë pas problemet financiare të viteve të fundit, një fakt që e pranoi edhe presidenti i LaLiga-s, Javier Tebas. Së fundmi, presidenti Joan Laporta, thekson se katalanasit janë në garë për shërbimet e sulmuesit të Athletic Bilbaos, Nico Williams.

Ky i fundit ka përfunduar nën fokusin e shumë klubeve pas performancave me Spanjën në Euro 2024. Megjithatë, Barça duket se është pretendentja kryesore për Williams dhe Laporta shprehet se pas një pune të madhe në vitet e fundit, klubi e ka luksin të firmosë me 21-vjeçarin.

“Tani po, ne mund të futemi në garë në për Nico Williams.

E kemi mundësinë financiare për një transferim të tillë. Kjo është rezultat i një pune të madhe që kemi zhvilluar gjatë këtyre viteve.

Mund ta përballojmë një transferim si ai i Nico Williams. Mua më pëlqen shumë si lojtar, megjithatë do të vendosin Deco dhe Flick”, u shpreh Laporta.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

65 biznese lokale përfituese të grantit komunal në Kamenicë, 22 prej tyre të udhëhequra nga gratë

Story i radhës

​Hodaj: Procesi i gradimit për rreshter në Polici të kthehet në pikën zero, ka cenim të kredibilitetit

Të fundit nga