barcelona napoli pritet nje aks i

Barcelona- Napoli, pritet një “aks” i nxehtë

May 20, 2022
1 minut lexim

Me presionin e Barcelonës për Koulibaly dhe largimin e mundshëm të Fabian Ruiz, Aurelio De Laurentis mendon për një zgjidhje të mundshme për mesfushën.

Sezoni i ri është në sfond dhe Napoli kërkon përforcime, për të ruajtur linjën e këtij edicioni, me skuadrën që ishte në garë deri në fund për titullin kampion. Ideja për mesfushën ka një emër dhe bëhet fjalë për Miralem Pjanic.

32 vjeçari është i huazuar te Besiktas nga Barcelona dhe në një formë klubet mund të bëjnë një shkëmbim interesant në merkato. Lojtari boshnjak do të rikthehet në Katalonjë në verë, por ai nuk dëshiron të qëndrojë, pavarësisht se tani në stol është Xavi dhe jo Koeman.

Trajneri aktual i italianëve, Spalletti e vlerëson shumë dhe mund të ketë përvojën dhe karakteristikat e duhura, pavarësisht moshës jo shumë të re, për të marrë mbi supe mesfushën e Napolit.

Gjithsesi, janë vetëm orët e para të këtij “operacioni” dhe pritet me shumë interes, pasi aksi Napoli-Barcelonë pritet të jetë i nxehtë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

osmani mori pjese ne seancen e 132 te te komitetit te ministrave te keshillit te evropes 62878096f0ca9
Story i mëparshëm

Osmani mori pjesë në seancën e 132-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

a eshte ende e mundur diplomacia ndermjet rusise dhe perendimit 6287858d10975
Story i radhës

A është ende e mundur diplomacia ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit?

Të fundit nga

ShkoLartë