barcelona mund celta n por ankthi mbertheu camp nou n 627ae4bcdf2bc

Barcelona mund Celta-n por ankthi mbërtheu Camp Nou-n!

May 10, 2022
1 minut lexim

Barcelona zbavitet ndaj Celta Vigo-s. Skuadra e Xavit Hernandez, që sigurisht ka objektiv tani ta mbyllë në vend të dytë kampionatin për të marrë edhe më shumë para nga e drejta televizive, ka fituar sonte 3-1 në Camp Nou.

Një ndeshje në dishezë që u hap nga Depay dhe më pas erdhën edhe dy gola nga Aubameyang. Për gabonezin tashmë janë 11 gola në La Liga këtë sezon duke ditur se u transferua vetëm në shkurt te skuadra e Xavit.

Një ndeshje e bukur edhe ajo e luajtur nga Dembele që te aksioni i golit të parë që hapi sfidën mori krahun dhe asistoi për Depay. Edhe te aksioni i golit të dytë ishte gjithashtu Depay që me një pasim bëri që topi të mbetej aty ku ish-sulmuesi i Arsenalit nuk fali.

Në fillim të pjesës së dytë sërish Aubameyang që shënoi gol dhe vulosi sfidën. Celta gjeti golin e nderit me Iago Aspas teksa Murillo mori të kuq në fund. Por, ishte një mbrëmje frike për Araujo. Mbrotjësi i Barcelona-s u perplas koke me koke me Gavin.

Ai humbi ndjenjat dhe u transportua nga ambulanca per ne spital. Megjithate, gjendja e tij duket normale tani. “Lojtari i ekipit të parë Ronald Araujo ka një tronditje dhe është transferuar në spital për të kryer analiza shtesë” ishte komunikata e Barcelona-s. Futbollisti i cili shkoi direkt ta kontrollonte ishte Iago Aspas i Celta Vigo-s! Menjehere kuptoi gjendjen e rende te futbollistit te Barcelonës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

5 metodat ideale per te hequr nga tepsite yndyren e mbetur 627ae4b6e046b
Story i mëparshëm

5 metodat ideale për të hequr nga tepsitë yndyrën e mbetur

pse nuk duhet te flini permbys 627aea1127941
Story i radhës

Pse nuk duhet të flini përmbys

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë