Barcelona mendon për post-Lewandowskin

November 16, 2024
1 minut lexim

Robert Lewandowski është në formë të shkëlqyer. Ardhja e Hansi Flik në krye të Barcelonës ka rigjeneruar sulmuesin polak, i cili është sulmuesi më i mirë në La Liga me 14 gola.

Dhe për momentin as që mendohet që ketë ndonjë lëvizje për sa i përket numrit 9 të Barçës.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Barcelona nuk po lëviz.

Drejtori sportiv i Barçës, Deko ka nisur të testojë tregun, duke parë për alternativat e mundshme të 36- vjeçarit, i cili ka një kontratë me klubin deri në vitin 2026. Alternativat në treg nuk është se mungojnë dhe që tani Barcelona ka piketuar të paktën tri emra që nesër mund të jenë në majën e sulmit të ekipit blaugrana.

GYOKERES – Meri më në modë është Viktor Gyokeres.

Sulmuesi suedez i Sportingut të Lisbonës po shkëlqen me kryesuesit e kampionatit portugez. Në këtë sezon ai ka shënuar 16 gola në 11 ndeshje. 26-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtori Deko dhe shihet si alternativë me kuota të larta.

MALEN – Nga Suedia zbresim disi më poshtë në Holandë. Sepse një nga alternativat e Barcelonës është sulmuesi i Dortmundit Doniel Malen. Ai ishte pranë Barçës pak vite më parë me Ronald Kuman trajner. Por situata mund të jetë më e favorshme në verë, me lojtarin që kërkon largimin nga verdhezinjtë.

KVARATSKHELIA – Zhvendosemi në Kaukaz, me yllin e Gjeorgjisë Kviça Kvaratskhelia që gjithashtu qëndron aty në listën e Barcelonës. Por në ndryshim nga Malen dhe Gyokeres ai nuk është një numër 9 klasik.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Teknologjia AI që po ndihmon në parandalimin e sulmeve kibernetike

Story i radhës

AEK/ LSDM: Qeveria po bën partizim brutal

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë