Pavarësisht se Barça përfundoi një merkato shumë intensive gjatë verës dhe me operacione të mëdha, duke bërë një investim të fortë financiar, të tjerë lojtarë tashmë kanë filluar të duken si objektiva të mundshëm për klubin e Barçës për të përforcuar skuadrën e Xavi Hernandez gjatë merkatos së dimrit.
Emri që lidhet me një ardhje të mundshme në “Camp Nou” ka qenë ai i Jorginhos , mesfushorit 30-vjeçar, kontrata e të cilit me Chelsean përfundon në vitin 2023.
Sipas “The Sun”, raportohet se Barça po mendon opsionin për të nënshkruar me çmim të lirë me italianin në janar për të zëvendësuar Sergio Busquets.
Kapiteni i katalanasve gjithashtu përfundon kontratën e tij në 2023 dhe nuk është e qartë nëse ai do të vazhdojë sezonin e ardhshëm pavarësisht se është një pjesë e rëndësishme në formacioni e Xavit.
Përveç kësaj, sipas burimit në fjalë tregohet gjithashtu se Barça mund të binte dakord për një parakontratë me Jorginhon në janar, kohë në të cilën futbollisti do të mund të negociojë me çdo ekip tjetër, në mënyrë që të mbërrijë si lojtar i lirë në verë. Në rast të përdorimit të kësaj formule, blaugranat do të siguronin transferimin e mesfushorit.