Barcelona me rekord të ri

1 minut lexim

Ekipi blaugrana ka arritur një rekord të ri në La Liga.

Barcelona po kalon në një periudhë mjaft të mirë që kur Xavi Hernandez erdhi në krye të ekipit.

Përkundër faktit që kanë mbetur jashtë Ligës së Kampionëve qysh në fazën e grupeve dhe janë eliminuar nga Evropa Ligë në çerekfinale, ata këtë sezon kanë zhvilluar paraqitje mjaft të mira.

Siç njofton faqja e statistikave në Twitter, ‘OptaJoe’, Barcelona ka arritur një rekord në La Liga.

Ekipi i Xavit kanë shënuar 16 gola me kokë këtë sezon në kampionatin spanjoll, shifër kjo që asnjë ekip në La Liga nuk e ka arritur më parë.

Në pesë ligat kryesore të Evropës, vetëm Rennais në Ligue 1 ka shënuar po aq gola me kokë sa Barca.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tërmeti me magnitudë 6.0 ndjehet edhe në Maqedoninë e Veriut!

Story i radhës

Kjo shënja e horoskopit është materialisti më i madh, për përfitime personale ai do të shiste më të afërmit e tij

Të fundit nga