Barcelona me dorë të hekurt!
Me statusin e një portieri të padiskutueshëm prej vitesh, Ter Stegen u rikthye njerëzor sezonin e fundit, me disa gabime që treguan limitet e gjermanit në portën e Barçës.
Statistikat e renditën në vend të 14-të në La Liga, shumë larg rivalit të tij Kurtua. Dhe në “Camp Nou”, në këtë kohë vështirësish financiare, fakti që 30-vjeçari është një prej portierëve më të paguar në botë është një problem.
Dhe pas pjesës së shtyrjes së pagave gjatë pandemisë, rroga e tij mund të preket përsëri, ashtu siç po ndodh me shumë prej shokëve të ekipit. Ksavi e mbron publikisht, por klubi është duke menduar një zgjidhje, ajo mes uljes së rrogës prej 120 mijë eurosh në javë ose shitjes (ka kontratë deri në 2025-ën).