Barcelona kërkon të nënshkruajë me Marcos Alonson

May 20, 2022
1 minut lexim

Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Marcos Alonso këtë verë, por ka probleme të shumta, duke përfshirë situatën e pronësisë së Chelseat, përpara se të jetë në gjendje të bie dakord për një tarifë.

Sipas “Goal”, 31-vjeçari ka folur me gjigantët katalanas dhe ka besim se një marrëveshje mund të arrihet.

Blutë janë gjithashtu të qetë për të lënë të largohet mbrojtësi i tyre i krahut pasi ai hyn në vitin e fundit të kontratës së tij.

Gjigantët spanjollë aktualisht nuk mund të përballojnë blerjen e ndonjë lojtari dhe biznesi i tyre këtë verë do të financohet tërësisht nga shitjet.

Ata kanë rreshtuar dy transferime të lira me mbrojtësin e “Bluve”, Andreas Christensen dhe mesfushorin e Milanit, Franck Kessie për t’u bashkuar në verë.

Ata janë aktivë në përpjekjet për të fituar para nga disa lojtarë të veçantë këtë verë, por gjithashtu mund të shesin një nga titullarët e tyre më të rregullt me ëFrenkie De Jongun, ku Man Unitedi po shpreh interesim për holandezin.

Qëndrimi i pronarëve të rinj të Chelsea mund të jetë kyç për çdo marrëveshje që të arrihet, me skuadrën e Xavit që nuk dëshiron t’u paguajë londinezëve perëndimor ndonjë tarifë të konsiderueshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Deputetja e PE: Lufta imponon përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian

Story i radhës

Grubi: Ndërtimi i infrastrukturës rrugore mbetet prioritet i Qeverisë

Të fundit nga

ShkoLartë