Pierre Emerick-Aubameyang mund të largohet këtë verë nga Barcelona.
Transferimet e shumta, si dhe problemet financiare mund të ndikojnë që gabonezi të largohet nga ‘Spotify Camp Nou’.
Sipas raportimeve të ‘Sport’ Barça kërkon 25 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Chelsea është klubi që së fundmi po monitoron situatën e tij.
Mbetet të shihet nëse ‘Blutë e Londrës’ do paguajnë atë çmim për 33 vjeçarin.