Barcelona është e hapur ta shesë kartonin e Frenkie de Jong.
Nëse një ofertë e mirë shkon në zyrat e Barcelonës për mesfushorin holandez, Frenkie de Jong, atëherë klubi do ta shqyrtojë.
Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, thuhet se Barcelona kërkon 100 milionë euro për kartonin e holandezit.
Por, ka edhe një alternativë për klubet që e duan lojtarin dhe nuk i kanë 100 milionë të gatshme.
Barca do të pranonte një ofertë prej 80 milionë eurove, me të tjerat që do të vinin si bonuse.
Manchester United vazhdon të jetë një nga klubet që interesohet për lojtarin. Lojtari thuhet se nuk është i mbyllur për largim, siç ishte më parë. Ai tashmë ka biseduar edhe me Erik ten Hag.