​Barcelona ka rastin të shkëputet nga Real Madridi me fitore ndaj Osasunës

1 minut lexim

Humbja e Real Madridit përballë Rayo Valecanos i ka dhënë mundësinë reale Barcelonës që me fitore eventuale të shkëputet në pesë pikë nga skuadra e Carlo Ancelottit.

“Blaugranët” janë në vendin e parë me 34 pikë, dy më shumë se Real Madridi dhe mund ta thellojnë këtë diferencë në pesë sosh nëse marrin pikët e plota sonte ndaj Osasunës.

Nga ana tjetër, edhe Osasuna është duke kaluar nëpër një seri pozitive të rezultateve duke marrë vetëm një humbje në pesë ndeshjet e fundit. Ata kanë mbledhur 23 pikë duke u renditur në vendin e pestë.

Këto janë formacionet e mundshme të kësaj ndeshje e cila starton nga pra 21:30:

Osasuna (4-3-3): Fernandez; Pena, U Garcia, D Garcia, Sanchez; Oroz, Torro, Gomez; Avila, Budimir, Barja.

Barcelona: (4-3-3): Ter Stegen; Balde, Christensen, E Garcia, Alonso; De Jong, Gavi, Pedri; Dembele, Lewandowski, Fati.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë paraqesin të dhënat personale?

Story i radhës

Gjërat që duhet bërë çdo mëngjes para orës 10

Të fundit nga