Siç raportohet këtë të shtunë, e përditshmja sportive katalane Sport, Barcelona ka arritur marrëveshje individuale, për sa i përket kontratave, me reprezentuesit spanjollë, César Azpilicueta dhe Marcos Alonso.
Megjithatë, katalunasit ende nuk kanë arritur një mirëkuptim me klubin londinez në lidhje me shumat që do të duhet të paguajnë për nënshkrimin e dy mbrojtësve.
Gazeta bën me dije se blutë vendosën çmim 13 milionë euro për secilin prej futbollistëve, një vlerë aspak e jashtëzakonshme për një skuadër me përmasat e Barcelonës.
Kujtojmë se së fundmi presidenti Joan Laporta premtoi 500 milionë euro për të investuar në skuadrën 2022/23.