barcelona ka interesim serioz per transferimin e top sulmuesit italian 6806bedae603a

Barcelona ka interesim serioz për transferimin e top sulmuesit italian

April 21, 2025
1 minut lexim

Barcelonës iu kujtua realiteti i saj me mungesën e Robert Lewandowskit shkaku i lëndimit këtë javë, pasi 36-vjeçari pritet të humbasë të paktën finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit dhe potencialisht gjysmëfinalen ndaj Interit në Ligën e Kampionëve shkaku i lëndimit. 

Zëvendësuesi i tij afatgjatë mbetet një fushë pasigurie në zyrat e klubit blaugranas. 

Emra si Viktor Gyokeres, Alexander Isak dhe Benjamin Sesko që të gjithë janë lidhur me Barcelonën gjatë vitit të fundit, ani pse duket se që të tre do të luajnë diku tjetër sezonin e ardhshëm. 

Kombinimi i çmimit të tyre dhe forma e përmirësuar e Lewandowskit këtë sezon ka qetësuar spekulimet. 

Sidoqoftë raportimet në Itali citojnë se Barcelona është shumë serioze sa i përket sulmuesit italian Moise Kean. 

Një raport disa javë më parë kishte cituar se gjiganti katalanas është një nga ekipet e interesuara për Kean, së bashku me Newcastle. 

Presidenti i Fiorentinas, Rocco Commisso kishte konfirmuar gjithashtu se italiani ka një klauzolë lirimi prej 52 milionë eurosh. 

Tani, Tuttosport ka raportuar se Barcelona ka një interesim mjaft të fortë për Kean. 

25-vjeçari po shijon sezonin e tij më të mirë në karrierë pas një lëvizje nga Juventusi verën e kaluar dhe ka 23 gola të realizuar në 39 ndeshje të luajtura. 

Pas disa vitesh dështimi tek Everton, Paris Saint-Germaini dhe Juventusi, Kean më në fund duket se ka gjetur një shtëpi tek ‘Viola’.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

befason haradinaj ldk rritet duke bashkepunuar me levizjen vetevendosje 6806bb1cee0f8
Story i mëparshëm

Befason Haradinaj: LDK rritet duke bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje

mercedes benz prezanton modelin e ri vls sinonim i luksit 6806bfc97d03a
Story i radhës

Mercedes-Benz prezanton modelin e ri, VLS sinonim i luksit

Të fundit nga

Efes i mbijeton eliminimit

Anadolu Efes ka mundur të shmangë eliminimin duke fituar ndeshjen e katërt në Stamboll përballë Panathinaikos 85-82. Seria tashmë është barazuar 2-2 dhe do të luhet ndeshja e pestë dhe e fundit
ShkoLartë