Barcelona mund të përforcohet me Carlos Solerin në afatin kalimtar të verës.
“AS” ka raportuar këtë të hënë se Barça ka arritur marrëveshje me Valencian për blerjen e spanjollit.
Sipas mediumit spanjoll, tani gjithçka do të varet nga shitja e Frenkie de Jong, i cili është i lidhur me një transferim te Manchester United.
Barcelona po kërkon së paku 85 milionë euro për shitjen e holandezit, çmim i cili pritet të paguhet nga klubi anglez. Sot është raportuar se një marrëveshje është afër që të arrihet.
Largimi i Frenkie de Jongut do të hap rrugën pastaj për transferimin e Solerit në “Camp Nou”.
Marrëveshja mes Barcelonës dhe Valencias për 25-vjeçarin ka tarifën e 20 milionë eurove.
Një çmim i ulët duke marrë parasysh se Soler në tregun e transferimeve vlerësohet me 50 milionë euro.
Por, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor 2023, Valencia ka pranuar ta shesë lojtarin për atë çmim tani, për të mos e humbur falas në vitin e ardhshëm.