Mesfushori, i cili aktualisht po luan për Vissel Kobe në Japoni, ka shprehur dëshirën e tij për t’u kthyer në Katalunjë.
Andres Iniesta ka hapur derën për një rikthim të mundshëm te Barcelona, duke pranuar se ende e sheh klubin si “shtëpinë” e tij.
Iniesta shijoi një karrierë vezulluese në Camp Nou që përfshin pothuajse dy dekada pasi u bë një fitues i shumëfishtë i La Ligës dhe Ligës së Kampionëve.
Mesfushori luajti një rol kyç në një nga skuadrat më të mëdha të Barçës së bashku me Lionel Messi dhe Xavi, por u largua nga klubi në vitin 2018 përpara se të shkonte te Vissel Kobe në Japoni.