Skuadra e Barcelonës po planifikon transferimin sulmuesit të Bayern Munchen, Robert Lewandowski.
“Sport” raporton se klubi nga “Camp Nou” është gati të ofron rreth 60 milionë euro për sulmuesin polak.
Vullneti i lojtarit është që t’i japë fund kohës në Gjermani, ndaj marrëveshja me Lewandowskin, i përfaqësuar nga një mik i Joan Laporta, Pini Zahivi, nuk do të ishte problem.
Problem i pakapërcyeshëm nuk do të ishte as rroga e futbollistit. Nga Barça mendohet se në këtë rast të veçantë, për shkak se është top lojtar, duhet bërë përpjekje për kushtet e shtesave të tjera të reja.
Në këtë kuptim, kufijtë e vendosur të pagave do të tejkaloheshin në mënyrë që oferta për Lewandowski të ishte sa më tërheqëse. Mbetet të shihet gjatë verës se si do të rrjedhin gjërat.