Gjiganti katalunas synon ta marrë gjatë verës sulmuesin uruguaian, kur edhe do të jetë lojtar i lirë.
Barcelona është e vendosur për ta transferuar Edinson Cavanin.
Sulmuesi uruguaian gjatë verës që vjen do të jetë i lirë pasi do t’i skadojë kontrata me Manchester United.
Dhe, “Blaugrana” duan të përfitojnë nga ky rast, për ta marrë lojtarin pa para.
Për këtë siguron mediumi “Fichajes”.
Barça i mori në janar tre sulmues, Adama Traoren, Pierre-Emerick Aubameyangun dhe Ferran Torresin.
Por, përkundër këtij fakti, gjiganti katalunas në verë synon të përforcohet prapë në fazën ofanzive.
Cavani ndërkohë ka oferta edhe nga Amerika e Jugut dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, dëshirë e ish-futbollistit të Palermos, Napolit dhe PSG-së duket se është vazhdimi i eksperiencës në Evropë.