Barcelona e “shkel” Sevillën, +8 pik para Realit 

Barcelona ka krijuar epërsi të konsiderueshme ndaj Real Madridit, + 8 pikë. 

Katalunasit shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Sevillës. 

Vendasit treguan angazhim e lojë të mirë, si fryt i kësaj edhe e mposhtën bindshëm Sevillën.

Barcelona ka dominuar takimin dhe pa problem të madh ka arkëtuar tre pikë falë golave të futbollistëve Alba (58′), Gavi (70′) e Raphinha (79′). 

Barcelona kryeson me 53 pikë, duke lënë pas Realin me 45 sosh dhe Sevilla renditet në pozitën e 16-të me 21 pikë.

Sevilla është në zonën e rrezikut, me ndonjë gabim eventual mund të bie të skuadrat që largohen nga elita.

Trajnerit  Xavi po i troket titulli i kampionit, megjithatë ka shumë ndeshje deri në fund, edhe 18 ndeshje apo edhe 54 pikë janë të mundshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Frontex: Imigrantët përdorin kryesisht Ballkanin për t’u futur në BE

Story i radhës

Histori tradhtie: E zura burrin me kujdestaren e fëmijëve, ai më kërkoi falje por unë..

Të fundit nga