Barcelona dhe Manchester United janë futur në garë për mbrojtësin e Monaco-s, Vanderson.
Sipas raportimeve nga Spanja, katalanasve iu duhet një mbrojtës i djathtë pasi nuk mundën të afronin Cesar Apilicueta-n dhe 21-vjeçari I klubit francez ka rënë në “radarët” e klubit “blaugrana”.
Megithatë edhe “Djajtë e Kuq” i janë vënë pas brazilianit, me anglezët që duan të forcojnë skuadrën e tyre pas fillimit katastrofik të sezonit.
Madje më tej shtohet se United i ka kërkuar Monacos që të mbahet i informuar për çdo ofertë që u shkon për Vanderson.
21-vjeçari rinovoi deri në 2027-ën kontratën me Monacon, ndërsa vlera e kartonit të tij aktualisht kap shifrën e 18 milionë euro.