Joan Laporta ka thënë se Barcelona do të bëjë më të mirën për të mbajtur në skuadër Frenkie de Jongun.
Mesfushori holandez vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga “Camp Nou”, pavarësisht se dëshira e tij është për të qëndruar.
Për të ardhmen e tij së fundi është deklaruar edhe presidenti i klubit katalunas, Joan Laporta, i cili mes tjerash zbuloi se kanë marrë edhe oferta për ish-mesfushorin e Ajaxit.
“Frenkie është lojtar i Barçës. Ne duam që ai të qëndrojë, ai dëshiron të qëndrojë. Ne kemi marrë oferta të rëndësishme për të, por ai është lojtari ynë”, tha ai.
“Ju e dini situatën buxhetore të pagave; kështu që ne do të bëjmë më të mirën për të mbajtur Frenkien dhe shpresoj se ai do të bëjë të njëjtën gjë”, shtoi Laporta.
Frenkie de Jong ma Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Barcelona thuhet se ka kërkuar nga 25-vjeçari që të pranojë uljen e pagës për t’iu mundësuar qëndrimi në skuadër.