Barcelona – Dembele, marrëveshje e mundur për 2 vite

1 minut lexim

Çfarë do të ndodhë me Ousmane Dembele? Barcelona shpreson akoma që francezi të rinovojë kontratën, me Xavi-n që e përkëdhel dhe shpreson te kontributi i tij për ta mbyllur sa më mirë sezonin.

Të dielën është futur në fushë mes vërshëllimave të Camp Nou-t, të cilat i ka transformuar në duartrokitje ne 23′, duke realizuar një gol dhe duke dhënë dy asiste.

Një paraqitje e nivelit të lartë që ka ndezur përsëri debatin për të ardhmen e tij; sipas së përditshmes Sport, katalanasit janë të gatshëm ta harrojnë atë që ka ndodhur në janar, me kusht që menaxheri i tij të bëjë një hap mbrapa dhe të tërheqë kërkesën për një bonus në momentin e firmës.

Rinovimi mund të jetë afatshkurtër, maksimumi dy vite, për ta bërë më të pranueshme për lojtarin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Story i radhës

Si të dekoroni enterierin me ngjyrë jeshile smerald?

Të fundit nga