barca terhiqet nga gara per kessie 6206a6a7e3892

Barça tërhiqet nga gara për Kessie

February 11, 2022
1 minut lexim

Dukej si një objektiv konkret për merkaton e rradhës të transferimeve të Barcelonës, por shifra e nënshkrimit të mundshëm të Frank Kessie i ka trembur katalanasit.

Mundësia për ta transferuat si lojtarë të lirë në verë nuk mjaftoi për ta konkretizuar interesimin e blaugranasve.

Në këtë mënyrë duket se Barça ka “hequr” dorë nga transferimi i Kessies, por kjo gjë mund të gëzojë pa masë  skuadrën e Antonio Conte.

Sipas asaj që raporton “Sport”, skuadra angleze nuk i trembet rrogës së mesfushorit të Milanit, i cili nuk do të kishte refuzuar një rinovim prej pesë milionësh në vit.

Sipas burimit në fjalë tashmë drejtuesit e “Spursave” ia kanë bërë ofertën e parë lojtarit nga Fildishi dhe pritet në ditët në vijim të mësohet se cila do të jetë edhe përgjigjja e lojtarit të Milanit.

Klubi i Contes dhe Paratici është i interesuar seriozisht për një lojtar që do t’i jepte më shumë konkretitet mesfushës së “Spurs”, tashmë të pasuruar edhe nga ardhja e Bentancur.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

intel confirms its crypto mining plan uber repeats its crypto intentions more news 6206a62e39350
Story i mëparshëm

Intel Confirms its Crypto Mining Plan, Uber Repeats its Crypto Intentions + More News

majk dhe marin publikojne projektin me te ri pa marre 6206a6e1968c4
Story i radhës

Majk dhe Marin publikojnë projektin më të ri “Pa marre”

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë