Barcelona raportohet se është e interesuar për të rinovuar kontratën e re me Frenkie de Jong.
Mesfushori holandez ka kaluar periudhë të vështirë për shkak të lëndimeve, por lojtari tashmë ka ‘harruar’ periudhën e vështirë dhe gati për të dhënë më të mirën për katalonasit.
Sipas medieve spanjolle, Barça është e etur për të zgjatur marrëveshjen me De Jong javët e ardhshme.
Eksperti i transferimeve Nicolo Schira thotë se ‘Blaugranat’ po punojnë për rinovimin e kontratës së re me holandezin.
“Barça po punon për të zgjatur kontratën me Frankie De Jong deri në vitin 2029”, ka thënë Schira.
Marrëveshja aktuale e De Jong me Barcelonën është deri në vitin 2026.
Burimi: botasot.info