Barazohet rekordi i Juventusit të “Calciopoli”

1 minut lexim

Napoli ka fituar sot me shifrat 3-2 ndaj Udinezes në Serinë A, duke konsoliduar kreun e klasifikimit, një ecuri mbresëlënëse kjo e skuadrës së Luçiano Spaletit, e cila ka regjistruar 13 fitore e 2 barazime në 15 ndeshjet e para të kampionatit, duke u ngjitur shumë shpejt në kuotën e 41 pikëve.

Një ecuri që i ka lejuar që të krijojë distancë sigurie nga ekipet ndjekëse, të cilat po bëjnë garë me njëra-tjetrën për momentin që të qëndrojnë sa më pranë napolitanëve duke shpresuar që të ndalin këtë marshim.

Në fakt, forma e Napolit i ka mundësuar që të barazojë një rekord të Juventusit.

Bardhezinjtë janë e vetmja skuadër në historinë e Serisë A që kanë fituar 13 nga 15 ndeshjet e para të sezonit. Një arritje që bardhezinjtë e kanë bërë 4 herë në vitet 2018/19, 2013/14, 2005/06 dhe 1949/50.

Një ogur i mirë për napolitanët pasi në të katër rastet, Juventusi e mbylli kampionatin si fitues, edhe pse më pas titulli i vitit 2006 iu hoq për shkak të Calciopoli.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ASH: Agjencia për implementimin e gjuhës shqipe shpërfill gjuhën shqipe / Reagon AZGj

Story i radhës

“Miqësia mund të jetë puna më e rëndësishme e jetës suaj”

Të fundit nga