Tirana u barazua nga Laçi në minutat e fundit të përballjes mes tyre e cila përfundoi 3-3 në “Selman Stërmasi”.
Drejtuesit e Tiranës, për pak shkaktuan një incident në dhomat e zhveshjes, teksa shfrynë kundër vendimeve të arbitrit në momentin që këta të fundit po futeshin në dhoma.
Në korridoret e stadiumit nuk mungoi as një debat mes mesfushorit Albano Aleksi dhe gjyqtarit Florian Lata, që ishte në sistemin VAR.
Në këtë moment ndërhyri drejtori Tefik Osmani, duke i tërhequr vëmendjen lojtarit..